Albanian 10

  • ㆍISBN : 898314839X
  • ㆍPages : 396

TABERNAKULLI: Një portret i hollësishëm i Jezus Krishtit (Ⅱ)

Paul C. Jong

Ashtu siç Perëndia e pati urdhëruar Moisiun për të ndërtuar Tabernakullin në Dhiatën e Vjetër, po kështu në Dhiatën e Re Perëndia dëshiron që ne të ndërtojmë një Shenjtërore në zemrën e secilit që Ai të banojë në ne. Materiali i besimit me të cilin ne mund ta ndërtojmë këtë Shenjtërore në zemrat tona është Fjala e ungjillit të ujit dhe të Frymës. Me këtë ungjill të ujit dhe të Frymës, ne duhet të lajmë të gjitha mëkatet tona dhe të pastrohemi. Duke na thënë që të ndërtojmë një Shenjtërore, Perëndia na thotë që t’i zbrazim zemrat tona dhe të besojmë në ungjillin e ujit dhe të Frymës. Ne duhet të pastrojmë zemrat tona duke besuar në ungjillin e ujit dhe të Frymës.  Kur i pastrojmë të gjitha mëkatet nga zemrat tona duke besuar në këtë të vërtetë të ungjillit, Perëndia atëhere vjen të banojë në to. Duke besuar në këtë ungjill të vërtetë, ju mund të ndërtoni Tempuj të shenjtë në zemrat tuaja. Ka shumë mundësi që deri tani, së paktën disa nga ju, i keni ofruar ndoshta lutjet tuaja të pendimit për t’i pastruar zemrat tuaja, duke u munduar të ndërtoni Tempujt me forcat tuaja. Por tani është koha që ju ta braktisni këtë besim të rremë dhe të shndërroheni nga përtëritja e mendjeve tuaja duke besuar në ungjillin e ujit dhe të Frymës.

AUDIOBOOK
undefined
Due to COVID-19 and disruption to international mail service
we have temporally suspended our ‘Free Print Book service’.
In the light of this situation we are not able to mail you the books at this time.
Pray that this pandemic will end soon and the resumption of the postal service.