Si mund të zbulojmë të vërtetën e fshehur në Tabernakull? Vetëm duke ditur ungjillin e ujit dhe të Frymës dhe përbërjen e vërtetë të Tabernakullit, mund ta kuptojmë drejt dhe ta dimë përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje. Në fakt, fijet blu, të purpurta dhe të kuqe dhe pëlhurat e thurura imët të treguara në portën e oborrit të Tabernakullit na tregojnë punët e Jezus Krishtit në kohën e Dhiatës së Re që kanë shpëtuar njerëzimin. Në këtë mënyrë, Fjala e Tabernakullit të Dhiatës së Vjetër dhe Fjala e Dhiatës së Re janë të lidhura ngushtë dhe me siguri me njëra-tjetrën, si pëlhura të thurura imët. Por për fat të keq, kjo e vërtetë ka qenë fshehur për një kohë të gjatë nga çdo i krishterë kërkues i së vërtetës. Me ardhjen në këtë tokë, Jezus Krishti u pagëzua nga Gjoni dhe e derdhi gjakun e Tij në Kryq. Pa e kuptuar dhe besuar ungjillin e ujit dhe të Frymës, asnjë nga ne nuk mund ta gjejë dot të vërtetën e zbuluar në Tabernakull dhe të besojë në të. Ne të gjithë duhet të kuptojmë dhe të besojmë në të vërtetën e shfaqur te fijet blu, të purpurta dhe të kuqe dhe pëlhurat e thurura imët të portës së oborrit të Tabernakullit.